![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
Inaugurohet stacioni i trenit ne Kashar, brenda 2015 gati studimi i fizibilitetit
Është inauguruar sot stacioni i ri i trenit në Kashar. Të pranishëm në këtë event ishin kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Ministrat Edmond Haxhinasto dhe Lefter Koka, të cilët udhëtuan me tren nga Kashar-Vorë.
Gjatë fjalës së tij, Meta tha se po rikthehet vëmendja në rehabilitimin e transportit hekurudhor . “Kushte shumë komode për qytetarët në këtë linjë ku po udhëtojmë sot. Shpresojmë në rezultate të tjera të prekshme për hekurudhën, si ai i 2-fishimit të volumit të transportit të mallrave në 2014. Po ashtu, ngelet prioritet zhvillimi dhe modernizimi i rrjetit hekurudhor. Është detyrë e kryetarëve të ardhshëm të bashkisë dhe ministrit të Transporteve zgjidhja për hapjen e stacioneve në Tiranë. Hekurudha është në drejtimin e duhur, por duhet të ecim më shpejt”, deklaroi Meta.
Sakaq, kreu i Transporteve, Haxhinasto tha se fillojmë projektin e ri për rinovim të mjeteve të gjithë rrjetit për pasagjerët, me resurset financiare të vetë hekurudhës. “Bileta Kashar-Durrës është 100 lekë, autobus 30 lekë + tren 70 lekë kosto e konkurrueshme. Do të ketë lehtësira dhe kosto të ulët për studentët” tha Haxhinasto. Më tej ai theksoi se brenda vitit gati studimi fisibilitetit Tirane-Rinas-Durrës. “Projekti për tërë rrjetin hekurudhor- ritheksoj domosdoshmërinë e ndërtimit në stacionin e trenit në Tiranë”, pohoi ministri Haxhinasto.
Ndërtimi i stacionit të Kasharit
Investimi i dhënë nga Qeveria Shqiptare për fillimin e aktivitetit të transportit të udhëtareve me Hekurudhë nga Durrësi në Kashar është 19.2 milion lekë, nga të cilat vetëm 9 milion lekë janë për ndërtimi e infrastrukturës së stacionit të udhëtarëve.
Investimet e kryera në stacionin Kashar janë pjesë e projektit të Hekurudhës Shqiptare për të patur akses në transportin hekurudhor në zonën perifike të Tiranës ku po zhvillohen tregje të veprimtarisë së biznesit vendas, të cilët do të transportojnë me hekurudhë shumë mallra dhe lëndë të pare. Rifillimi i aktivitetit te transportit hekurudhor te pasagjereve te stacionit Kashar dhe venia ne dispozicion te qytetareve mjete te transportit Urban nga Kashari ne Tirane krijon mundesine e transportit te qytetareve nga Durresi ne Tirane dhe anasjelltas.
Rinovimi i Lokomotives dhe dy Vagonave
E veçanta e investimeve të kryera për rifillimin e aktivitetit te transportit te udhetareve ne st.Kashar eshte se per here te pare ne investimet e sektorit hekurudhor eshte realizuar rikonstruksioni i vagonave te udhetareve dhe lokomotivave me teknollogji europiane. Investimi per rikonstruksionin e dy vagonave se bashku me lokomotiven ka kushtuar 5.2 milion leke dhe eshte financuar nga vete Hekurudha. Vagonat kane kapacitet vende ulur 84 vende, jane shume komode si dhe jane te pajisur me banjo. Ne te ardhmen Hekurudha Shqiptare do te vazhdoje rehabilitimin e 12 vagonave te tjere te inventarit te vagonave dhe lokomotivave te Operatorit te Transportit te Udhetarit.
Funksionimi i linjës
Fillimisht ne drejtimin Durres-Kashar dhe anasjelltas do te jene ne dispozicion 7 trena dhe nga stacioni i Kasharit do te mbërrijne dhe do te nisen trenat per ne drejtim te Librazhdit, Vlores dhe Shkodres. Pozicioni i ndodhjes te stacionit te Kasharit do te mundesoje nga ana tjeter edhe levizjen e qytetareve te zones te Kasharit ne drejtim te Durresit sidomos ne periudhen e veres. Hekurudha ka lidhur nje marreveshje me nje shoqeri te transportit urban e cila ne kordinim me orarin e nisjes te trenave nga Kashari ne Durres, do te nisi nga qendra e Tiranes, (prane Muzeut Kombetar) autobuza per ne stacionin e Kasharit dhe njekohesisht ne kthim do te transportoje me autobuz per ne qender te Tiranes udhetaret qe kane udhetuar me tren nga Durresi ne Kashar.
Avantazhet e linjës
Çmimi i biletes te udhetimit me tren eshte shume i volitshem per qytetaret pasi ato per te shkuar ne Tirane duhet te shpenzojne 70 leke per bileten e trenit deri ne Kashar dhe 30 leke per bileten e autobuzit Kashar – Tirane, pra 100 leke, ndersa per te udhetuar me autobuz per ne qender te Tiranes qytetari sot duhet te paguaje 160 leke nderkohe qe koha e udhetimit eshte pothuajse e njejte. Perdorimi i trenit nga ana e studenteve te cilet udhetojne ne hekurudhe me abone eshte shume i leverdisshem per ta,pasi ato duhet te paguajne 565 leke per nje abone 10 ditore dhe 600 leke bileta autobuzi, nga 3200 leke qe duhet te paguajne neqoftese do te udhetojne me autobuz nga Durresi ne Tirane per te shkuar ne shkolle.
Nga ana tjeter udhetimi me tren te krijon mundesine qe te perdoresh edhe bileten vajtje – ardhje e cila eshte 22% me e lire se bileta e vecante vajtje dhe ardhje. Rifillimi i aktivitetit te transportit te udhetareve ne stacionin e Kasharit parashikon nje rritje te te ardhurave ne transportin hekurudhor te udhetareve prej 4 miljon lekesh ne vitin 2015, nga 11.1 milion leke te realizuar ne vitin 2014 ne krejt sistemin e transportit te udhetareve.
Më të lexuarat
![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
![Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit](images/news/zgjerimi i pistes 3 herre.jpg)
![Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill](images/news/infrastruktura bujqesore prill.jpg)
![G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen](images/news/mbyllet takimi i g7.jpeg)
![Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes](images/news/putin per paqen ne ukraine.jpg)
![Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane](images/news/udhetim ne tirane media it.jpg)
![Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat](images/news/bashkite nga hotelet fitimi.jpg)
![APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese](images/news/rikonstruksion gjzkata tender.jpg)
![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
![Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave](images/news/sepa shqiperia anetaresim kursim.jpg)